Kryeministri Edi Rama paralajmëron këtë të hënë se do të ketë kontrolle për të ardhurat që qytetarët deklarojnë në shtet, duke bërë krahasimin me stilin e tyre të jetesës.
Rama nënvizoi se kjo nismë do të merret për të gjithë ata që kanë të ardhura të larta dhe i shmangen detyrimeve.
“Ne do të shkojmë më tutje në ballafaqimin e pagave të deklaruara me stilin e jetesës. Kjo vlen për ata që marrin paga të larta dhe i shmangen deklarimeve në mënyra të ndryshme. Do ecim me kontrolle që do të synojnë gjetjen midis të ardhurave dhe stilit të jetesës”, u shpreh kreu i qeverisë gjatë një konference për mediat.
Ai theksoi se tej se do të rishikohen edhe kontratat e punës.
“Ne do të bëjmë një punë shumë intensive lidhur me kontratat, punë që ministrja ka nisur me disa raste specifike për të mbështetur punëmarrësit dhe për të ndihmuar punëdhënësit që të këtë kontrata që ndihmojë të dyja palët”, përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU: