English

Rama pas takimit me Donfried: SHBA-të mbështesin e Ballkanin e Hapur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje nga takimi që pati me NdihmëssSekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se në takimin e zhvilluar në Kryeministri, u diskutua për ecurinë pozitive të reformave e situatën në rajon, teksa shtoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin Ballkanin e Hapur.

“Kryeministria – Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried. Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur. Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse”, shkroi Rama në Facebook.

Pas takimit me Ramën, Donfried iu drejtohet Kryesisë së Kuvendit. Ajo zhvilloi një takim me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun.

Ditën e djeshme zyrtarja u takua me komisionerin e BE, Oliver Varhelyi. Diplomatët e SHBA dhe BE theksuan rëndësinë e integrimit të shpejtë të rajonit që pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Zyrtarja e lartë e DASH ka nisur një tur takimesh në Ballkanin Perëndimor. Donfried vizitoi Bosnje Hercegovinën, Serbinë, Kosovën ndërsa dje ishte në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë konferencës së djeshme në Shkup, Donfried tha se SHBA-të mbështesin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?