English

Rama për klubet e futbollit: Nuk kanë çfarë t’i kërkojnë qeverisë, ato deklarojnë paga të rreme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania ka thënë se klubet e futbollit nuk do të marrin mbështetje ekonomike.

- Advertisement -

“Paketa nuk do të rishikohet, por do të zgjerohet. Është një paketë që në bazën e saj ka ato që janë më në nevojë dhe pastaj do të zgjerohet. Sa i përket klubeve të futbollit, unë mendoj që ato nuk kanë çfarë i kërkojnë fare qeverisë dhe arkës së shtetit për një sërë arsyesh, por këtu do të sjell atë më të thjeshtën fare. Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani fasone dhe japin paga të majme. Klubet e futbollit le të shohin rreth e rrotull se çfarë bëjnë klubet në vende të tjera dhe të adoptohen me këtë luftë”, deklaroi Rama në Euronews Now me gazetaren Bruna Çifligu. 

Sipas kryeministrit klubet e sportit duhet të gjejnë mënyrën e tyre për të mbijetuar.

“Kjo nuk është koha për të ndihmuar futbollin, por koha për të ekzistuar. Klubet e futbollit duhet të garantojnë ekzistencën dhe jo fitimin e munguar. Meqë kanë deklaruar paga të rreme në masën më të madhe të tyre është mirë të mos bëhen pjesë e atyre që ankohen dhe që kërkojnë, pasi nuk ka pikë lezeti”, tha Rama për klubet e sportit në Shqipëri. 

 

Lexoni më shumë:

Edi Rama i përgjigjet opozitës në Euronews Albania: Përpara se të flisni gomarllëqe, informohuni

A do t’i ndihmojë qeveria mediat përballë COVID-19, kryeministri Rama përgjigjet në Euronews Albania

Kryeministri Rama për Euronews Albania: Po konsiderojmë lehtësimin e masave pas 12 ditëve të ardhshme

Ku konstaton garancia sovrane 100 mln dollarë? Edi Rama në Euronews Albania shpjegon detaje

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?