Kryeministri, Edi Rama gjatë një konference për mediat për ecurinë e punës së Njësisë Speciale Antiinformalitet, deklaroi se publikimi i pagave për mbi 630 mijë qytarëve në vend ka dhënë efekte pozitive.
Nisur nga kjo, Rama tha se në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar, qytetarët do të pyetën nëse janë pro apo kundër publikimit të të gjitha pagave njëherë në vit.
“Vendet që e bëjnë këtë punë dhe që thonë se ka efektin më të madh vetërregullues, pasi përmes transparencës krijon presionin pozitiv në komunitetin e biznesit. Ne mendojmë se kjo është shumë e vërtetë”, deklaroi Rama.
Kryeministri tha se për shkak të një presioni të opinionit publik dhe shtysës së qeverisë “paga mesatare është rritur dhe 25% e të punësuarve nga pagë minimale që kishin të deklaruar tani marrin më shumë”.
Në dhjetor të vitit të kaluar, u publikua lista e pagamarrësve të mbi 637 mijë qytetarëve të punësuar në shtet dhe privat për muajin janar 2021.
Pak ditë më pas u publikua dhe lista e pagave për muajin prill 2021, listë e cila përmbante edhe të dhëna të tjera personale si numri i telefonit apo e-mail.
Për skandalin e publikimit të pagave, me urdhër të prokurorisë u arrestuan katër persona.
Kryeministri, Rama në momentin e publikimi të këtyre të dhënave akuzoi opozitën si e përfshirë në këtë çështje.
Publikimi i listës së pagave nxori në pah se shumë biznese deklarojnë paga fiktive duke shmangur kështu detyrimet ndaj shtetit.
Rama u la afat bizneseve deri më 20 janar që të deklaronin pagat reale duke u kërcënuar me ndëshkim për evazion fiskal.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama-kompanive: Deklaroni rrogat reale, do përfundoni në prokurori
Po e kthen ne komunizem vendin. Un votova disa her ne portal vetem duke perdorur lidhje te ndryshme interneti ose VPN. Esht sa per ti dhen popullit mut qe te haj gjith diten. Me siguri pasi muti te aprovoj qe rrogat te behen publike do na detyrosh shum nga ne qe duan privatsi te largohemi nga shqiperia. Solle dhe nje kompani overgas qe ne fakt esht dege e Gazpromit te famshem rus. Majmun i korruptuar.