English

Rama: Rritja e çmimeve, pengesë për ndërtimin e Teatrit Kombëtar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeminstri Edi Rama thotë se lufta në Ukrainë ka rritur çmimet në tërësi, situatë e cila ka ndikuar edhe për rritjen e kostove në sektorin e ndërtimit.

- Advertisement -

Gjatë një konference për mediat nga Kryeministria, Rama u shpreh se kjo është një nga faktorët pse ka mbetur pezull ndërtimi i Teatrit Kombëtar.

Sipas tij, problemi qëndron te zbatimi i projektit, pasi kompanitë nuk mund të marrin pjesë në garë me manualin ekzistues teksa çmimet janë rritur.

“Lufta në Ukrainë e cila ka ndikuar rritjen e çmimeve në tërësi dhe rritjen së çmimit të ndërtimit në veçanti. Jemi duke diskutuar për faktin se ka pasur një ndikim jo të vogël në industrinë e ndërtimit. Nuk ka asnjë problem sa i përket projektit të teatrit, i gjithë problemi qëndron te ky moment i vështirë nga letrat në realitetin e zbatimit për shkak të rritjes së çmimeve. Jemi duke rishikuar manualin që kemi për këtë qëllim sepse është e kotë që me manualin ekzistues t’ju kërkosh kompanive që ë marrin pjesë në gara që janë defakto shumë më të shtrenjta nga sa figurojnë në manualin ekzistues”, tha Rama.

Ndër faktorët e tjerë që kanë penguar ndërtimin e teatrit, Rama përmendi edhe tërmetin e nëntorit 2019 dhe pandeminë.

Kreu i qeverisë nënvizoi se po punohet për të gjetur një zgjidhje dhe teatri i ri do të ndërtohet ashtu siç është projektuar.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?