English

Rama: Shengeni ballkanik na çon drejt BE. Heqja e kufirit me Kosovën u pengua nga Uashingtoni dhe Brukseli

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama është optimist se metodologjia e re e pranimit në Bashkimin Evropian mund të rezultojë më efikase për vendet e Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, kryeministri Rama shprehu bindjen se Shengeni ballkanik e bën integrimin në BE më të plotë dhe më të lehtë.

“Ne jemi tregje të vogla dhe nuk mund të përballojmë që të rrimë brenda kësaj përmasës sonë të vogël, sepse nuk funksionon vetëm kaq. Dhe jo vetëm kaq, por është krejt e kundërta e asaj që është kriticizmi kundër tij, që krijon një alternativë ndaj BE.

Jo, është krejt e kundërta; e bën integrimin në BE më të plotë dhe më të lehtë. Me aq sa kuptoj nga metodologjia e re e BE ka një element rajonal të përfshirë aty dhe vendet tona herët a vonë do të maten jo vetëm me atë që bëjnë së brendshmi, por edhe si sillen përreth tyre.

Ndaj, nëse për momentin nuk kemi shans për t’u integruar në BE, kemi mundësi ta bëjmë këtë me rajonin. Nuk është aspak e ngjashme me BE për një fakt; sepse nuk na duhet të kemi konsensus për gjithçka”, – tha z. Rama.

Ai foli edhe lidhur me çështjen e hapjes së kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke sqaruar se kjo është një nismë e kundërshtuar në radhë të parë nga Brukseli dhe Uashingtoni.

“Liria e lëvizjes së njerëzve është e mundur duke i pasur të gjithë si pjesë e kësaj nisme, ndryshe nuk është e mundur. Ne kemi thënë dhe s’ka funksionuar që do të hapim kufirin me Kosovën e do kemi lirinë e lëvizjes së njerëzve.

Nuk është Beogradi që thotë jo, por Uashingtoni dhe Brukseli. Në momentin që ne ishim drejt kësaj rruge në tetor, ne patëm disa sinjale për të qenë të kujdesshëm që të mos konsideronim asnjë lëvizje të një forme tjetër, se rezultati do ishte negativ për të mos marrë në konsideratë hapjen e kufirit, sepse nuk mund ta bësh këtë nëse nuk ke dakordësinë e të tjerëve për të lëvizur në një parim.

Nëse Kosova nuk është pjesë e kësaj nisme, nuk është e detyruar të bëjë këtë gjë me Shqipërinë e Serbinë. Serbia nuk mund të vendosë asnjë veto, asnjë kusht, asnjë paragjykim për mënyrën si shtetet e tjera duan të ecin brenda kësaj nisme. T’i thuash jo kësaj, është t’i thuash jo historisë e së ardhmes. Jam i sigurt që kjo do të na bëjë bashkë të gjithëve, nuk mund të refuzojmë gjëra që janë kaq të dukshme”, – tha kreu i qeverisë shqiptare.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?