English

Rama: S’kemi media të intimiduar, as gazetarë të penguar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre”.

- Advertisement -

Kështu deklaron kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter, pas raportit të ri të organizatës ‘Reporterët Pa kufij’, ku Shqipëria renditet në vendin e 103.

“Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve, gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston!”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë nënvizon se e ka të pamundur të heshtë, kur ka tallje mbi lirinë e fjalës.

“Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri?Çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon:Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!

E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin,në emër të saj”, përfundon kryeministri.

Në raportin e fundit të ‘Reporterët Pa kufij’, Shqipëria bën pjesë në listën e shteteve ku autoritetet kanë intensifikuar ligjet kundër gazetarëve.

Ndërsa, Kosova radhitet në vendin e 61-të, duke fituar 17 pozicione në krahasim me vitin 2021.

LEXONI GJITHASHTU:

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?