English

Rama: S’mund ta fsheh kënaqësinë që Kosova pranoi propozimin e BE. Thirrja për Vuçiç

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rama ka përshëndetur sërish vendimin e qeverisë së Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, gjatë takimit të së enjtes në Bruksel.

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama shkruan se nuk mund ta fsheh kënaqësinë që Kosova më në fund pranoi propozimin e BE-së dhe që sot është në një pozicion më të mirë në arenën ndërkombëtare.

Shefi i qeverisë në Tiranë apeloi që dhe Serbia të bëjë të njëjtën gjë dhe të ecet përpara drejt marrëveshjes përfundimtare.

Rama në “X”:

Urtësia e popullit shqiptar dhe jo vetëm e tij në fakt, mëson se “më mirë vonë se sa kurrë”. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që udhëheqja e Kosovës më në fund bëri gjënë e duhur në takimin e djeshëm të Brukselit! Duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor Kosova sot ndodhet në një pozitë shumë më të mirë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara.

Është koha kritike që Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë e pranuar dhe dakordësuar deri tani duhet të zbatohet pa vonese. U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të mbajnë këtë momentum dhe të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare.

Mjaft më duke parë gishtin teksa gishti tregon hënën. Mjaft më me të njëjtat muhabete të vjetra dhe të rrezikshme. Mjaft më me shmangien e paqes dhe ushqimin e fantazma të së kaluarës për hir të vogëlsisë së politikës së brendshme. Shikoni jo shumë larg nga këtu se çfarë u ndodh atyre që i shmangen paqes dhe angazhohen në lojëra “o të gjitha o asgjë”. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në këtë lagje të Europës.

Bëni paqe paj Zotin dhe shikoni përpara!

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?