English

Rama: Liri me pikatore javët në vazhdim, por sanksione deri në heqje lirie për shkelësit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama, në një lidhje ‘live’ nga Facebook i tij, theksoi se sot për sot gjëja më e rëndësishme është të shpëtojmë sa më shumë jetë, ndërsa shtoi se nëse masat drastike nuk do të ishin marrë menjëherë, numri i të vdekurve nuk do të ishte 17, por shumë më tepër.

- Advertisement -

Kreu i qeverisë tha se në javën në vijim mendohet të lirohen disa masa me “pikatiore dhe shkallë-shkallë” për të lehtësuar psikologjiksht jetën e secilit, por shtoi se do të shtohen sanksionet për shkelësit deri në heqje lirie.

“Tani, ne padiskutim bazuar në këtë ecuri pozitive, kemi mundësi të mendojmë për të liruar me pikatore disa masa, shkallë-shkallë për të lehtësuar psikologjikisht jetën tuaj, jetën tonë të përbashkët, por nuk kemi në asnjë mënyrë të drejtë, dhe kemi detyrim që të mos hedhim hapa të nxituar. Nëse do të zgjedhim, siç po mendojmë të bëjmë disa lehtësime, duhet të bëjmë edhe disa gabime… do rrezikohemi më shumë nga ata që s’duan të dëgjojnë dhe kuptojnë.

Kështu që, ajo që ne po konsiderojmë është që duke lehtësuar fjala vjen fashën e orarit apo lëvizjen me makinë për punë të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet dhe nuk e kanë të mundur të venë me makinë private, atëherë duhet të rrisim fort sanksionet për ata që shkelin këtë hapësirë të kufizuar lirie, e do të shkojë deri në heqje lirie, për atë që e përdor makinën për të shkuar në punë transporton të tjerë”, tha ai.

Kreu i qeverisë foli edhe për aktin normativ të qirave që u shoqërua me një debat të gjerë publik dhe me akuza të ashpra nga ana e opozitës.

“Debati publik mori formën e një sulmi të atyre që fatkeqësisht hedhin në mes të luftës, nuk po ndyshojnë dot pllakën e gramafonit. si ka mundësi qeveria të hyjë me një marrëdhënie dypalëshe. Nëse do ishte kohë normale do të ishte skandal, por nuk është kohë normale, por skandal.

Kemi detyrim për të mbrojtur edhe ata që janë në hall. Edhe në familjen tuaj ndihmohet ai që është në hall më të madh se të tjerët. Meqë u tha edhe sot fatkeqësisht se ky vendim do të krijojë konflikt social, unë dua të them se kam besim që historia ka dhënë për shqiptarët një të vërtetë, janë, bukë kripë e zemër, dhe nuk ka pse të mos jenë sot.

Mes nesh ka një specie e veçantë shqipoje, ka qenë gjithmonë. Nuk e besoj se do t’i kapin nga fyti dhe t’i nxjerrin nga shtëpia. Qiramarrësit e kanë të pamundur që të paguajnë jo se nuk duan, por se i ka mbyllur lufta në shtëpi. Të gjithë ata që kanë një mikrofon, para se të shprehin shqetësimet, të bëjnë një thirrje që ne ta fitojmë këtë luftë si shqiptarë. Kalimtarë jemi të gjithë. Vijmë dhe ikim. Ne nuk e kalojmë dot si ata që vranë njëri-tjetrin, apo si ata që kacafyten për t’i marrë edhe kafshatën e fundit. E ka bërë Gjermania, Franca dhe Holanda. Edhe po mos ta kishin bërë, unë do ta bëja përsëri. Nuk është e vërtetë që akti normativ penalizon qiradhënësin. Aty thuhet qartë që marrëdhënia nuk ndërpritet dot nga ata që kanë dhënë me qira shtëpinë, po nuk hidhet dot nga pala tjetër”, tha ai

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?