English

Rama takon kancelaren Merkel për hapjen e negociatave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama është pritur këtë të premte nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, për të biseduar rreth hapjes së negociatave të Shqipërisë drejt BE.

- Advertisement -

Në përfundim të takimit Rama u shpreh i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive të kancelares Merkel ndaj Shqipërisë. Kancelarja gjermane pohoi se bisedimet mes tyre u përqendruan në marrëdhëniet bilaterale, por edhe në çështjet e politikës evropiane dhe çështjet rajonale.

Në serinë e takimeve të zhvilluara, Rama i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, fillimisht mori pjesë në takimin e organizuar me Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut që e konsideroi të hapur dhe pozitiv.

Vendimi i BE-së për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pritet të jepet më 18 tetor, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në Bruksel. Deputetët e grupit më të madh në parlamentin gjerman, CDU/CSU, do të përcaktojnë pozicionin lidhur me procesin e negociatave BE-Shqipëri gjatë shtatorit

Përveç kushteve të formuluara edhe më parë në lidhje me reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe drogës, reformën zgjedhore, pritet të shtohen edhe kushte të tilla si sqarimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të qershorit 2019 dhe i akuzave për shitblerjen e votave në disa zona.

Nga ana tjetër deputeti i CDU-së, Günter Krichbaum, paralajmëroi se mund të ketë një ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, për sa i përket hapjes së bisedimeve për anëtarësimin në BE.

Pas Gjermanisë, qeverisë i duhet të lobojë edhe në Francë e Holandë, dy vende të tjera skeptike lidhur me rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×