English

Rama takon Stoltenberg: Baza e Kuçovës tregon zotimin e NATO-s

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri, Edi Rama është pritur sot në një takim nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg. Gjatë takimit është diskutuar mundësia për rritjen e buxhetit të Shqipërisë për mbrojtjen.

- Advertisement -

“Jam i inkurajuar nga përpjekje e Shqipërisë për të investuar më shumë në fushën e mbrojtjes. Investimi i NATO-së në bazën ajrore në Kuçovë tregon zotimin tonë për Shqipërinë dhe rajonin. Baza do të na ndihmojë që të jemi më të sigurt të gjithë”, u shpreh Stoltenberg.

Sekretari i NATO-s shprehur mirënjohje për pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionet e aleancës në Kosovë, Afganistan dhe në vendet Baltike, duke e konsideruar “kontribut solid”.

Takimi i mbajtur në ditën e dytë të qëndrimit të Ramës në Bruksel me Stoltenberg ishte në kuadër të kryesuesit të zyrës së OSBE-së. Kreu i qeverisë shqiptare shprehu falënderime për ndihmën e ofruar nga NATO pas tërmetit të 26 nëntorit.

NATO planifikon të investojë 51 milionë euro për modernizmin e bazës ajrore në Kuçove, në mënyrë që të jetë funksionale në bazë të kritereve dhe standardeve të aleancës ushtarake. Pjesë e investimeve përfshihet ndërtimi depoje karburanti dhe municionesh.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?