English

Kryeministri Rama nga Vjena: Sfida jonë në OSBE, të krijojmë një profil të besueshëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas marrjes së kryesimit të Presidencës së OSBE-së nga ana e Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama, në fjalën përmbyllëse që mbajti në Vjenë në Këshillin e OSBE-së bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Thomas Greminger zgjodhi t’u përgjigjej në gjuhën shqipe pyetjeve të gazetarëve shqiptarë.

- Advertisement -

Ai u ndal tek synimet e Shqipërisë gjatë drejtimit të kësaj organizate, ndërsa shtoi se sfida kryesore do mbetet respektimi i parimeve themelore, por edhe krijimi i një profili sa më të respektueshëm për Shqipërinë.

“Do të flas në shqip për të respektuar gazetarët shqiptarë. Gjuha shqipe nuk është përdorur kurrë në këtë sallë. Ashtu sikur e thashë në prezantimin e prioriteteve, sfida jonë është të fokusohemi tek parimet.

Nuk kemi marrë drejtimin e OSBE-së për të shpikur rrotën, as për të rishpikur OSBE-në, por duke studiuar dhe analizuar në shumë përkushtim të shkuarën, në funksion të marrjes së drejtimit të OSBE, kemi konkluduar që mbase jemi të vlefshëm si një vlerë e shtuar, duke iu referuar parimeve elementare që janë në themelet e OSBE.

Kjo do të thotë që jo thjesht, të mjaftohemi me këto parime si fjalë kyçe, që i përdorin të gjithë vendet anëtare, as si pika të përbashkëta referimi parimore, por si objektiva parimorë, që çdo anëtar t’i implementojë në jetën e përditshëm. Sfida jonë, është që t’i japim drejtimit tonë një profil sa më të respektueshëm”- tha mes tjerash shefi i qeverisë shqiptare, z. Edi Rama.

I pyetur sa rrezikon Shqipëria nga ndonjë sulm i mundshëm kibernetik nga Irani, shefi i qeverisë shqiptare u përgjigj: “Kemi marrë një risk me muxhahedinët. Krenarë që luftojmë në krah të aleancës për një botë më të mirë. Çdo sulm mbi vendin tonë është sulm mbi NATO-n”, shtoi z. Rama

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?