Kryeministri Edi Rama tha se do të vendoset taksa e jashtëzakonshme për tre prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në vendin tonë.
Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, u shpreh se kjo taksë nuk do të jetë për të gjithë hidrocentralet por vetëm për tre prodhuesit më të mëdhenj të cilët sipas tij nuk kanë bërë shumë për të shitur energjinë shumëfish.
“Do vendosim taksën e jashtëzakonshme. Mbi tre prodhues të mëdhenj të energjisë. Jo për të gjithë HEC. Është taksë për tre prodhuesit e mëdhenj të energjisë në Shqipëri. Nuk kanë bërë asgjë për të shitur energjinë me shumëfish. Ata nuk mund të nxjerrin fitime marramendëse se u ra fati dhe ne nuk kemi mundësi. Ta vendosim taksën e jashtëzakonshme dhe do mbështesim ata që janë në nevojë”- thekso Rama.
LEXONI GJITHASHT:
- Rama: Putin ka shkuar në Ukrainë për të gjunjëzuar Perëndimin
- 80 mln € grante për energjinë nga BE, Rama tregon nëse do të hiqet fasha 800 KW
- Kriza energjetike, Von der Leyen: BE 80 mln euro grante Ballkanit Perëndimor