English

Raporti i Institutit të Paqes në Stokholm: Kompanitë evropiane shesin një të katërtën e armëve në botë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nga 100 kompanitë kryesore të prodhimit të armëve në 2018, një e katërta janë evropiane, sipas një raporti të Institutit të Kërkimeve Ndërkombëtare të Paqes me seli në Stokholm (SIPRI).  

- Advertisement -

renditjen e SIPRI të 100 kompanive më të mëdha të armëve dhe shërbimeve ushtarake konfiguronin 27 kompani evropiane. Së bashku ato kanë përfituar një shumë prej afro 92,09 miliard euro.

Pavarësisht një rënie në shitje prej 4.8 për qind, Britania dhe tetë kompanitë e saj kanë arkëtuar fitimet më të mëdha në krahasim me vendet e tjera të bllokut evropian, me një shumë prej 31.6 miliard euro gjatë vitit të shkuar.

Në vend të dytë renditet Franca, e cila ka përftuar 20.9 miliard euro gjatë vitit të shkuar.

Firmat trans-evropiane Airbus and MBDA ishin shitëset më të mëdha të armëve të Kontinentit të Vjetër, ku shitjet e armëve të llogaritura për të dyja kompanitë kapnin vlerën 13.9 miliard euro.

Pas tyre, renditen firmat italiane dhe gjermane të cilat kanë shitur secila nga 10.5 miliard euro dhe 8.4 miliard euro armë dhe pajisje ushtarake.

Rusia dhe SHBA mbeten vendet kryesore të shitjes së armëve

Gjithsej, kompanitë amerikane kanë fituar 222.1  miliard euro nga shitja e armëve, ndërsa vitin e shkuar Rusia është renditur e dyta me një shumë prej 32.7 miliard euro.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?