English

Raporti i Prokurorisë: Njerëzit joshen nga korrupsioni

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Kuvend është dërguar raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2019. Sipas të dhënave statistikore ka një rritje të numrit të hetimeve për grupet kriminale, por ulje të dënimeve në gjykata.

- Advertisement -

Olsjan Çela i ka dërguar Kuvendit raportin e parë si kryeprokuror sa i përket gjendjes së kriminalitetit në vend për vitin 2019.

Raporti voluminoz i Prokurorisë trajton në detaje veprat penale që janë hetuar nga prokuroria vitin që lam pas ku fokus kryesor ka pasur Krimin e organizuar, grupet e strukturuara kriminale, trafikimin e lëndëve narkotike dhe korrupsionin.

Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2019 janë regjistruar 51 procedime me 111 të pandehur për vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale, ndërsa në vitin 2018 rezultojnë 41 procedime të regjistruara për këto vepra penale.

Pavarësisht shtimit të numrit të hetimeve, numri i personave që kanë shkuar prapa hekurave ka qenë më i ulët pasi për vitin 2019 janë dënuar 13 persona ndërsa në vitin 2018 ishin 60.

Interesant është fakti se nga procedimet e bëra vetëm 4.1% e rasteve janë përsëritës, ndërsa 95.9 % e rasteve janë persona të pa dënur më parë. 

Në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, Prokuroria ka pasur një ulje të procedimeve penale me 17% dhe një ulje me 7% të rasteve të dërguara për gjykim. Ndërsa për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, numri i procedimeve të regjistruara ka rënë me 24%

Edhe përsa i përket korrupsionit, Prokuroria e Përgjithshme thekson se ka pasur një ulje të procedimeve penale. Në vitin 2019 ka pasur një ulje prej rreth 10% të procedimeve për këtë vepër penale dhe ulje prej 1,69% të procedimeve të dërguara në gjykatë në krahasim me vitin 2018.

Të dhënat e prokurorisë tregojnë se korrupsioni ka joshur personat e padënuar më parë, ku 91,16 % e rasteve kanë qenë më dëshmi penaliteti të pastër, ndërsa 2,84 janë përsëritës për vepra penale të ndryshme.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?