Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për raportin paraprak të Komisionit të Venecias lidhur me përplasjen Parlament-Presidencë për Gjykatën Kushtetuese. Në reagim, ambasada e SHBA ka përshëndetur vendimin e qeverisë për të ngrirë veprimet që kanë të bëjnë me këtë çështje, deri në raportin final.
“Nxisim të gjitha palët që të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshi kërkesën për konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet. Mirëpresim vendimin e qeverisë për të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin përkatës derisa opinioni të finalizohet”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.
Gjithashtu, SHBA ka përshëndetur dhe deklaratën e bërë nga Presidenti, Ilir Meta për hapjen e negociatave me BE dhe në fund theksohet se dy çështjet më të rëndësishme janë sundimi i ligjit dhe integrimi në BE.
“Po ashtu mirëpresim deklaratën e bërë nga Presidenti Meta gjatë konferencës së tij për shtyp me Presidentin e Bullgarisë, duke afirmuar rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për të hapur negociatat drejt anëtarësimit për Shqipërinë. Duhet të qëndrojmë të përqendruar tek ajo që ka më shumë rëndësi – sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë”, përfundon reagimi i ambasadës së SHBA.
Gjithashtu lexoni: Raporti paraprak i Venecias: Presidenti veproi sipas Kushtetutës, s’ka baza për shkarkimin e tij
Përplasja me Metën, PS bën gjysmë tërheqjeje pas raportit paraprak të Venecias