English

Raporti mbi korrupsionin, reagon OSBE: Shqetësues, reformë zgjedhore të plotë për zgjedhje të lira

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prezenca e OSBE në vendin tonë ka reaguar pas raportit të Transparency International, që tregonte një përkeqësimi të perceptimit publik ndaj korrupsionit në vend.

- Advertisement -

Përmes një deklarate për mediat OSBE, i bën thirrje institucioneve publike dhe organeve ligjzbatuese të vijojnë zbatimin e reformës në drejtësi dhe atyre kundër korrupsionit, të sigurojnë integritet dhe transparencë më të madhe institucionale në shpenzimet publike, si dhe të zgjerojnë hapësirën për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në monitorim të pavarur.

“Meqenëse analiza mbarëbotërore e Indeksit për Perceptimin e Korrupsionit këtë vit thekson nevojën për adresimin e korrupsionit në zgjedhje, përsërisim thirrjen tonë për reformë zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse për implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, përfshirë ato lidhur me financimin e partive dhe të fushatave zgjedhore”, thuhet në deklaratën e OSBE.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?