Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka prezantuar raportin vjetor për 2023-shin në Kuvend gjatë ditës së sotme.
Gjatë fjalës së tij, Sejko tha se ekonomia shqiptare u rrit me 3.4 % në vitin 2023.
Sejko tha gjithashtu Banka e Shqipërisë parashikon një rritje të mëtejshme të ekonomisë gjatë viteve të ardhshme, e mbështetur nga rritja e konsumit, e investimeve, eksporteve, punësimit dhe pagave, si dhe stabilizim të inflacionit pranë objektivit prej 3 %.
Ai tha gjithashtu se viti 2023 shënoi përmirësime edhe në ekuilibrat e brendshëm e të jashtëm të ekonomisë.
“Inflacioni dhe pritjet për të qëndrojnë tashmë pranë objektivit tonë prej 3%, ndërkohë që parashikimet për të ardhmen janë pozitive. Deficiti i llogarisë korente zbriti në nivelin 0.9% të PBB-së gjatë vitit 2023, duke shënuar një minimum historik të periudhës posttranzicion.
Borxhi i huaj zbriti poshtë nivelit 50% të PBB-së, ndërsa investimet e huaja direkte regjistruan një rekord historik prej 1.5 miliardë eurosh.
Eksportet u rritën me 1.7 miliardë euro dhe niveli i rezervave valutore të Bankës së Shqipërisë regjistroi një rekord historik prej 5.8 miliardë eurosh. Sistemi bankar ka vijuar përmirësimin e treguesve të kapitalizimit dhe të cilësisë së portofolit të kredive, me treguesin e kredive me probleme në nivelin 4.8%”, tha mes të tjerash Sejko.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dhunoi pedagogen te Ekonomiku, Gjykata e Tiranës vendos për Mirdaim Axhami-n
- Dhunohet një oficer i krimit ekonomik të drejtorisë vendore në Korçë, detajet e para