Në nëntor të 2019-s janë anketuar rreth 67 449 kërkesa për azil në Bashkimin Evropian, një shifër pothuajse më e larta që nga 2016-a.
Aplikimi për azil përfshin gjithë personat të cilët kanë anketuar/depozituar, ose janë të përfshirë në një aplikim për mbrojtje ndërkombëtare si pjesëtar i familjes në vendin ku është bërë raportimi ose/apo gjatë muajit që është bërë raportimi.
Zbulimet kryesore:
- Gjatë 11 muajve të parë të 2019-s, janë anketuar rreth 654.566 aplikime për azil në Bashkimin Evropian, një shifër rreth 12 për qind më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2018.
- Në nëntor 2019, janë depozituar 67.449 aplikime për mbrojtje ndërkombëtare, numri i dytë më i lartë mujor që nga fundi i 2016-s.
- Në nëntor 2019, sirianët, afganët, dhe venezuelasit vazhduan të shënojnë numrin më të lartë të aplikimeve, 1 e katërta e gjithë aplikimeve në BE.
- Në nëntor 2019, rreth 3 për qind e aplikimeve për azil u depozituan nga të mitur të pashoqëruar
- Rreth 10 për qind e aplikimeve vazhduan të jenë aplikime të përsëritura, të depozituara në të njëjtin shtet anëtar, zakonisht pas një vendimi të mëparshëm negativ. Ky është veçanërisht rasti i shtetasve që vijnë nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e Partneritetit Lindor.
- Rreth 30 për qind e vendimeve të shkallës së parë ishin pozitive në nëntor, duke mundësuar iu mundësuar azil kërkuesve forma legjitime mbrojtjeje nga BE-ja: azilkërkuesit nga Siria kishin nivelin më të lartë të njohjes me 83 për qind, ndërsa nivelin më të ulët të njohjes e kishin shtetasit nga Kolumbia, Venezuela, Maqedonia e Veriut dhe Moldavia me 1 për qind.
- Në fund të tetorit, rreth 900. 000 raste mbetën pezull, prej të cilave rreth 40 për qind besohet se janë shkallës së dytë ose më lartë, për shembull rastet e apelimeve ose rishikimi i kërkesës për azil. Këto shifra janë treguese që nuk ka shenja përmirësimi.
Në 11 muajt e parë të 2019-s, janë depozituar rreth 654.566 kërkesa azili në vendet e BE-së, një shifër 12 për qind më e lartë nëse krahasohet me të njëjtën periudhë gjatë një viti më parë. Në nëntor, janë depozituar 67.449 aplikime për mbrojtje ndërkombëtare në BE.
Shtetasit nga Kolumbia, Iraku, Pakistani, Turqia, Irani, Nigeria dhe Shqipëria kanë depozituar gjithashtu shifra të larta për azil, por prej tyre, vetëm kolumbianët vijojnë të aplikojnë në masë për azil në krahasim me muajt e tjerë. Ndërsa Shqipëria, ka paraqitur numrin më të ulët të kërkesave që nga korriku i 2018-s.
Në përputhje me një prirje një vjeçare, aplikimet e përsëritura përfaqësojnë afërsisht një të dhjetën e të gjitha aplikimeve të bëra në BE në nëntor të 2019s. Ashtu si në muajt e mëparshëm, aplikimet e përsëritura ishin të larta veçanërisht për shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor: Maqedonia e Veriut, Serbia (një në tre aplikime qenë të përsëritura), ashtu si edhe Kosova, Bosnja dhe Hercegovina (një në katër)