Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar si dështim të plotë samitin BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo theksoi se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u ftuan në Samit, por atyre nuk u dha asgjë.
Sipas saj, ka vetëm një person i cili është i kënaqur nga ky dështim dhe ai është presidenti rus, Vladimir Putin.
“Ky samit BE-Ballkani perëndimor ishte dështim i plotë. Kjo dërgon një sinjal vërtetë katastrofik. Është vetëm një person i lumtur në këtë situatë dhe ai ulet në Kremlin”, shkruan Viola von Cramon në Twitter.
This EU – Western Balkans Summit was a complete failure.
This sends really a disastrous signal.
There is only one person happy from this situation, and that guy sits in the Kremlin.https://t.co/ECfWPM2AX5
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) June 24, 2022
Liderët e Bashkimin Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor u mblodhën më 23 qershor në Bruksel, në një samit që u konsiderua historik, për situatën në të cilën ndodhet Evropa.
Por negociatat nuk u hapën sërish për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi kësaj të fundit, Bullgaria nuk i hoqi veton. Ndërsa, për Kosovën ende nuk u dha liberalizimi i vizave.
BE-ja vendosi t’i japë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat.
LEXONI GJITHASHTU
- Liderët thirrje të përshpejtohet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE
- Varhelyi: Të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe RMV
- Rama: Putin mund të mos jetë mirë, por edhe BE-ja nuk është e shëndetshme