English

Raportuesja për Shqipërinë në PE, Santos: Për zgjedhje të parakohshme vendosni vetë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në mbyllje të vizitës së saj të parë në Tiranë, raporterja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos i bëri apel klasës politik për dialog. Duke e cilësuar hapjen e negociatave dhe integrimin në BE si prioriteti kryesor, ajo kërkoi nga politika që të bashkohet për të mos humbur shansin e krijuar për negociatat.

- Advertisement -

 “Ky është momenti për të qenë të bashkuar. Ky nuk është momenti për të pasur ndasi. Ky është një moment kyç për vendin. I bëj thirrje të gjitha forcave politike për të bërë dialog, për të vazhduar reformat që të ecet përpara me atë që është në fakt në interesin primar të qytetarëve shqiptarë, u shpreh znj. Santos. 

Sa i përket pretendimit të opozitës për zgjedhje të parakohshme për zgjidhjen e krizës, europarlamentarja dha mendimin e saj.

“Shqipëria duhet që të përfundojë reformënë zgjedhore në bazë të rekomandimeve të  OSBE/ODIHR. Hapi i dytë për zgjedhjet, ky është një vendim që aktorët politik të vend që duhet ta marrin. Pra nuk jam unë ajo që duhet të ndërhyjë”, theksoi raporterja për Shqipërinë në PE.

Isabel Santos u bë pjesë e Parlamentit Evropian pas zgjedhjeve të vitit 2019 dhe është raporterja e re për Shqipërinë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?