Greqia ka konfirmuar tri raste të reja me coronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësie, duke e çuar në shtatë numrin e të infektuarve në total.
Rastet e fundit përfshijnë një grua që ka të afërm të rast të konfirmuar më parë dhe një burrë që ka udhëtuar në Itali kohët e fundit. Kurse rasti i tretë, i cili gjithashtu ka qenë në kontakt me persona të infektuar.
Të gjithë pacientët po trajtohen në spitalet e Athinës dhe në Selanik dhe po mbahen të izoluar.
Σε σχέση με τον #κορονοϊό θέλω για άλλη μία φορά να τονίσω πόσο σημαντικό είναι όλοι να ακολουθήσουμε τις συμβουλές των ειδικών και να δείξουμε ψυχραιμία. Σύσκεψη με αντικείμενο την αντιμετώπιση του κορονοϊού. https://t.co/iZytzWIZMo pic.twitter.com/a9VkfIeFdr
— Prime Minister GR (@PrimeministerGR) February 29, 2020
Si masë parandaluese, Greqia ka anuluar të gjitha festivalet e karnavaleve që ishin parashikuar këtë fundjavë.
Pas konfirmimit të rastit të parë me coronavirus në Greqi, banorët nxituan në supermarkete për të blerë ujë dhe sterilizues.