Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve.
Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në Tiranë (13), Gramsh (3) dhe Vlorë (1).
Aktualisht janë 222 persona aktivë me COVID-19 në gjithë vendin.
Nga këta në spital po marrin trajtim 3 pacientë.
Pjesë dërrmuese e rasteve pozitive janë në Tiranë (143). Ndërsa Durrësi që vjen i dyti për numër popullsie numëron vetëm 2 raste.
Berati ishte i vetmi qark pa asnjë rast, por tani ka vetëm një pas atij të zbuluar në Gramsh.
Statistika (23 Maj 2022)
Testime totale 1,823,510
Raste pozitive 275,881
Raste të shëruara 272,162
Raste Aktive 222
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 143
Fier 15
Korçë 13
Gjirokastër 11
Shkodër 11
Vlorë 9
Elbasan 9
Lezhë 6
Durrës 2
Dibër 2
Berat 1