English

Razma, magnet për turisitët| Veriu prenotohet nga të huajt, të kënaqur me natyrën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Veriu i vendit vijon të mbetet një nga destinacionet turistike më të preferuara në Shqipëri.

- Advertisement -

Edhe në bjeshkët e Razmës numri i vizitorëve të huaj është i lartë në këtë periudhë të verës. Ata kalojnë pushimet aty dhe shprehen të kënaqur me natyrën dhe shërbimet që kjo zonë ofron.

Sandro ka ardhur së bashku me familjen e tij nga Italia prej 3 ditësh në Razëm.

“Më pëlqen shumë këtu, çdo gjë është shumë e bukur. Është një zonë jo shumë e njohur por e mrekullueshme. Edhe shërbimi në vendin ku qëndruam ishte shumë i mirë. Më pëlqen shumë”, tha Sandro.

Turistë nga e gjithë bota kanë nisur më heret prenotimet këtë vit thonë operatorët turistikë.

“Duket qe ka një ndryshim, duke filluar nga rezervimet që kanë filluar më herët sidomos nga turistët e huaj të cilët rezervojnë përmes telefonit, email, booking ose expedia. Duket rritje në krahasim me vitet e kaluara. Besoj se ka një numër të lartë komplet si zonë. I referohem dhe statistikave në hotelin tone”, tha Gentjan Zenelaj, recepsionist në një njësi akomoduese në Razëm.

Veriu i vendit mbetet në fokusin e tursitëve të huaj, ndërsa ajo që bie në sy është një tkurrje e turistëve në Theth, i cili tërheq vizitorë në stinën e vjeshtës dhe të dimrit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?