Skuadra spanjolle e Realit të Madridit fitoi kundër Espanjolit 4 me 0.
Kjo fitore i dha skuadrës së kryeqytetit titullin kampion i La Liga-s për herë të 35-të.
Trajneri Karlo Ançeloti bëhet trajneri i parë që fiton pesë tituj kampion në pesë ligat më të forta evropiane.
E fitoi me Milanin, Çelsin, Bajern, Paris San Zhërmen dhe tashmë me Real Madridin. Ai gjatë karrierës së tij ka fituar 22 trofe.
Ky është trofeu i 92-të i Realit në gjithë historinë e klubit. Pas trofeut të fundit skuadra i kthen sytë nga trofeu i Uefa Champions League. Këtë të mërkurë Reali i Madridit pret Mançester Sitin në Bernabeu për ndeshjen e kthimit që do i rezervonte një vend në finale.
LEXONI GJITHASHTU: