English

Realizuan procedura fiktive për blerjen e mallrave, pezullohen 4 zyrtarët e bashkisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Korçës ka kërkuar pezullimin nga detyra të 4 zyrtarëve në Bashkinë e Devollit, të cilët realizuan procedura fiktive për blerjen e mallrave të ndërtimit dhe nuk kryen asnjë punim.

- Advertisement -

Gentian Keço, Altin Cane, Kristi Meslani dhe Eledi Nasto janë vënë nën hetim nga organi i akuzës për veprat Penale ‘Shpërdorim Detyre’ dhe Falsifikim të dokumenteve’.

Nga administrimi i pamjeve filmike për periudhën e hetimit nuk shihen hyrje-dalje ngarkesa me materiale ndërtimi, duke ngritur dyshime sipas prokurorisë se kemi të bëjmë me procedura fiktive.

“Në vijim të konkluzioneve të nxjerra nga ekspertët, në rrugët rurale të fshatit nuk rezulton të ketë shtresa të reja çakulli apo të ndonjë ndërtimi”, njofton prokuroria.

Nga hetimet e kryera, Prokuroria arriti në konkluzionin se punonjësit e bashkisë së Devollit, shtetasit:

Gentian Keço – Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative;

Altin Cane – Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve Publike;

Kristi Meslani – Përgjegjës në Sektorin e Transportit në Agjencinë e Shërbimeve Publike;

Eledi Nasto E.M. – Magazinier në Sektorin e Menaxhimit financiar.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?