Qeveria e Republikës së Serbisë, me konkretisht Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave e Serbisë ka reduktuar me mbi 1 milion dinarë buxhetin për Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginën e Preshevës për vitin 2024.
Mbi këtë vendim ka reaguar edhe Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) I cili shprehet se ky vendim e vështirëson shumë mbijetesën e jo më funksionimin normal të këtij institucioni. Këshilli Kombëtar Shqiptarë për shumë vite ka operuar me buxhet të zvogëluar, për shkak (sipas autoriteteve Serbe), të mospjesëmarrjes së Shqiptarëve të Luginës në censusin e vitit 2011.
Edhe Zëvendëskryeministri dhe kreu i ekipit negociator të Kosovës në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi, ka reaguar pas vendimit të Serbisë për të shkurtuar buxhetin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.
Përmes një postimi në platformën X, Bislimi ka thumbuar Bashkimin Evropian, duke thënë se nuk e shohin si veprim të njëanshëm të Serbisë ‘spastrimin etnik nëpërmjet metodave administrative’. Ai është shprehur se Kosova dënon padrejtësinë e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.