Kreu i Partisë së Lirisë tha në një intervistë për Euronews Albania se kërkesa për referendum është pikërisht mjeti që do të detyrojë partitë të japin llogari.
“Kemi nisur konsultimet tona, edhe me faktorë të tjerë, edhe politikë, edhe të shoqërisë civile që e kanë ngritur këtë çështje si një domosdoshmëri për të rivendosur demokracinë në Shqipëri në baza të shëndetshme dhe unë jam i bindur se shumë shpejt referendumi do të jetë mjeti më i fuqishëm, do të jetë shpata e Demokleut të çdo qytetari të Shqipërisë, ndaj çdo parlamenti, qeverie, kryeministri, presidenti dhe ndaj gjithë klasës politike,” – u shpreh Meta.
Kreu i Partisë së Lirisë theksoi se përmes referendumit, klasa politike do të detyrohet të përulet ndaj popullit dhe do t’i nënshtrohet llogaridhënies.
Sipas tij, referendumi do të mundësojë ndëshkimin e çdo politikani që tenton të cenojë sistemin demokratik.
Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet ndaj Ilir Metës.
SPAK sqaroi këtë të mërkurën se ka kërkuar nga KQZ një kopje të formularit të vetëdeklarimit për Ilir Metën ‘si pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme për padinë e bërë nga ish-deputeti Halit Valteri.
Në qershor të këtij viti, Vlateri paditi ish-presidentin me akuzën se gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim. Pjesë padisë është edhe Monika Kryemadhi dhe Vangjel Tavo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kandidat për Bashkinë Tiranë? Meta: Lidhjen e kam të fortë që kur isha kryeministër
- ‘Rama fshihet pas fustanit të grave’, Meta: Ka ardhur koha e përballjes burrërore