English

Reforma zgjedhore, Bylykbashi: Të ulim tavanin e shpenzimeve nga partitë gjatë fushatës, masa më të forta ndëshkuese

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-deputeti i Partisë Demokratike njëkohësisht i mandatuari i kësaj force politike në tryezën për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi i ftuar në Ilva Now, në Euronews Albania, deklaroi se një nga synimet e PD në tryezën e këshillit politik, do të jetë ulja e tavanit të shpenzimeve të partive politike gjatë fushatave elektorale. Duke sjellë shembullin e shpenzimeve elektorale të bëra nga kreu i sotëm i bashkisë së Tiranës gjatë fushatës elektorale të vitit 2015, Bylykbashi tha se partitë shqiptare sot kanë të drejtë të shpenzojnë 10-fishin e shifrës që marrin nga KQZ, çka sipas tij është absolutisht e papranueshme.

- Advertisement -

“Po synojmë të ulim fort tavanin. Partitë duhet të përdorin burimin publik duke iu kërkuar edhe llogari deri në ndjekje penale, sepse ato janë asete publike në fund të fundit. Ne do të kërkojmë të ulet shpenzimi duke reduktuar spotet publicitare, ndërhyrje drastike në transmetimet live, të cilat janë të ndaluara në kodin zgjedhor dhe thjesht shkelet ligji. Vendet rreth nesh kanë më pak politikë zgjedhore. Duke ulur shpenzimet për fushatë, do të rrisim instrumentet e kontrollit dhe kompetencat për ndëshkimin në rast parregullsie”, – tha ish-deputeti demokrat.

Duke iu referuar KQZ-së së dy palë zgjedhjeve të fundit si një institucion me performancë skandaloze, tërësisht në shërbim të qeverisë, Bylykbashi i pyetur për mundësinë e depolitizimit të administratës, risolli në vëmendje KQZ jopartiake të vitit 2000, që sipas tij ishte një dështim katastrofik. Por gjithsesi, depolitizimi i administratës sikundër ndryshimi i sistemit zgjedhor, janë çështje që dokumenti i kompromisit në këshillin politik i përfshin si çështje për t’u diskutuar, tha z.Bylykbashi.

Sipas tij, sistemi më i mirë zgjedhor është ai që bën një përfaqësim sa më të mirë, që e lidh përfaqësuesin e zgjedhur me njerëzit e thjeshtë, gjë që më së miri e bën sistemi mazhoritar, por edhe ky që është aplikuar aktualisht në vendin tonë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Si e komentoni dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg?