English

Ambasadorët marrin nën patronazh reformën zgjedhore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Investimi ndërkombëtar për kapërcimin e krizës politike nëpërmjet reformës zgjedhore duhet të japë frytet e veta. Një ditë pasi përfaqësues të Këshillit Politik deklaruan se mund të mos arrihet finalizimi i kësaj reforme më 15 mars, ambasadorët e akredituar në Tiranë për rreth dy orë kërkuan informacion për ecurinë e  punës.

- Advertisement -

Por palët duket se janë ende larg finishit. Një ndër çështjet që i ndan anëtarët e Këshillit Politik është edhe propozimi i Partisë demokratike për përjashtimin nga procesi i vetingut gjyqtarët që do të jenë pjesë tek trupa gjyqësore zgjedhore. Ky propozim i tyre kishte ngjallur shumë interes tek diplomatët e huaj të cilët në fund kishin kërkuar zbatimin e dispozitave kushtetuese, që në fakt nënkupton rrëzimin e kërkesës së PD.

“Donim t’i nxitnim negociuesit që të bëjnë kompromise. Kjo çështje është ende duke u diskutuar dhe ne dërguam një mesazh të qartë se ata duhet të respektojnë dispozitën e Kushtetutës”, shprehet ambasadori i OSBE, Bernard Borchard

“Duhet të jemi të arsyeshëm në atë çfarë kërkojmë. Unë besoj se nëse PD siç thotë populli, “të vijë me këmbë në tokë” për disa gjëra”, deklaroi përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri.

Por, për Partinë Demokratike, gjyqtarët nuk mund të jenë nën presionin e vetingut që për ta përkthehet si presion nga kryeministri Rama.

“Nëse partia socialiste vjen me idenë se mund të vendos ajo se çfarë janë propozime të arsyeshme dhe me këmbë në tokë dhe çfarë jo, ka hyrë gabim me datë 14 janar, dhe kjo ajo që unë thashë më parë se nuk pranojmë asnjë reformë zgjedhore e cila është thjeshtë për të kaluar dhe për të mbyllur një faqe’, tha përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi.

Ditën e premte do të mblidhet sërish këshilli politik për të diskutuar mbi administratën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?