English

Refugjatët të pambrojtur nga pandemia COVID-19, të pastrehë dhe pa kushte sanitare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kur vende të tëra futen në bllokadë dhe njerëzve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi, çfarë ndodh me ata që nuk kanë ku të shkojnë? Epidemia e koronavirusit ka devijuar vëmendjen e botës nga gjendja e vështirë e njerëzve si Paskali, që jeton në rrugë prej 5 vitesh.

- Advertisement -

Rrëfimi i Paskalit:

– Punoja në ndërtim

– Dhe gjërat nuk funksiononin më?

– U sëmura, ndaj dhe kam vështirësi të flas.

Këto pamje, të filmuara në janar, përpara se epidemia të dominonte faqet e para, tregojnë një grup njerëzish që shpërndajnë ushqim për të pastrehët në rrugët e Parisit, një praktikë tek e cila nuk mund të mbështeten më për shkak të bllokadës. Presidenti francez, Emanuel Makron, premtoi se do të punojë me grupet e shoqërisë civile për t’u siguruar këtyre njerëzve strehë dhe ushqim. Dhe faktikisht, ngritja e qendrave të strehimit janë në axhendë.

 “Ndërsa autoritetet përpiqen të vënë së bashku plane për të mbrojtur qytetarët, ata që u larguan nga vendet e tyre për t’i shpëtuar dhunës dhe varfërisë mbeten të cënueshëm. Grupet humanitare paralajmërojnë se një epidemi mes komuniteteve të refugjatëve do të ishte shkatërruese”, u shpreh Anelise Borges.

 “Ata jetojnë në kushte të rënda higjenike e sanitare. Jetojnë në kampe të mbipopulluara, apo qendra kolektive. Janë të ekspozuar ndaj të gjitha gjërave që shkaktojnë virusin. Ne po japim alarmin. Duhet të luftojmë për ujë, shëndetësi, higjenë dhe për shpopullimin e kampeve para se të jetë vonë”,  theksoi Jan Egeland, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Norvegjez për Refugjatët.

Në ishullin grek të Samosit, ku 8 mijë persona jetojnë në një kamp të ndërtuar për 600, mjekët thonë se virusi do të ishte i pamundur të përmbahej.

 “Nuk e imagjinojmë dot ç’do të ndodhte nëse virusi do të përhapej në kamp. Kemi vetëm një kontejner për 1 person, ndaj nëse virusi vjen këtu do të jetë një tragjedi”, tha Stefan Corders, koordinator i “Mjekët pa Kufij”.

 Rënia e coronavirusit e ka futur botën në një territor të panjohur dhe askush nuk e di sa kohë do të zgjasë epidemia. E vetmja gjë e sigurt është se njerëzit pa strehë apo pa dokumente do ta kenë të vështirë të mbrohen.

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?