‘Refuzim dokumentave serbe’, avokati i Thaçit: Prokuroria po vonon nisjen e gjyqit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi thotë se fillimi i procesit gjyqësor ndaj Thaçit dhe ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së po vonohet për shkak të prokurorisë.

Në një intervistë për Kosova Press, Kehoe u shpreh se prokuroria nuk po i ofron mbrojtjes të gjitha provat shfajësuese.

Sipas tij, gjykata duhet t’i refuzojë dokumentet që Zyra e Prokurorit të Specializuar i merr nga Serbia dhe shtoi se e kjo e fundit ka qenë historikisht e përfshirë në fabrikimin e dëshmive dhe dëshmitareve.

- Advertisement -

“Procesi nuk po fillon sepse Prokurori nuk ka qenë i gatshëm ta fillojë atë. Nëse ju kujtohet, në nëntor të vitit 2020, Prokurori pat thënë se është i gatshëm të fillojë gjyqin për gjashtë muaj. Kjo ndodhi para gati dy viteve që kur ai e bëri këtë koment, dhe akoma nuk është i gatshëm. Ata nuk kanë bërë gjithçka që duhet të bëjnë, sipas rregullave, prandaj është vonuar”, theksoi ai.

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020.

Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Në këtë aktakuzë të re, Prokuroria Speciale ka rënduar akuzat ndaj katër ish-zyrtarëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kreshnik Spahiu: Egoisti Albin për Kosovën, aleancë me Rusinë do bëjë?

Jursiti Kreshnik Spahiu tha se Albin Kurti është futur në konflikt me partnerët të cilët garantojnë sovranitetin e Kosovës. I ftuar në “Now me Erla...

Përplasja me Serbinë, Kulla: Kosova të sigurojë ushtrinë, serbët në kufij

Analisti Ilir Kulla, teksa analizoi situatën  në Veri tha se Kosova duhet të sigurojë ushtrinë pasi trupat e ushtrisë serbe ndodhen në kufij. I ftuar...

“S’të marr leje ty”, Molliqaj-Kullës: Mos bëj propagandë për Albinin, i rrezikshëm

Dardan Molliqaj, deputet i parlamentit në Kosovë ishte i ftuar këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin për të folur rreth situatës së...

TË FUNDIT

Kreshnik Spahiu: Si luan Albin Kurti me “trushpëlarët” në Kosovë

Juristi Kreshnik Spahiu është treguar kritik ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti duke thënë se ky i fundit po luan me disa porta. I ftuar...

Kurti për deklaratën e Blinkenit: E gabuar dhe lënduese, s’i dorëzohemi Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,tha në një intervistë për të përditshmen britanike "The Guardian" se ngjarjet në veri të Kosovës kanë qaenë të rënda...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×