Pas refuzimit për vendosjen e emrit të ri të shtetit në tabelën e ministrisë, Kryeministri teknik Oliver Spasovski kërkon shkarkimin e ministres teknike të punës dhe politikës sociale, Rashella Mizrahi.
Nga Qeveria kanë sqaruar se kryeministri dhe qeveria e kanë për detyre të sigurojnë mbrojtjen e Kushtetutës së RMV-së, duke nënvizuar se Mizrahi, me vetëdije dhe qëllimisht e shkel kushtetutën duke rrezikuar të ardhmen euroatlantike të vendit.
Kujtojmë se Mizrahi në konferencat për shtyp ka vijuar t’i mbajë me mbishkrimin “Republika e Maqedonisë”, ndërkohë dje ajo deklaroi se është e gatshme të paguaj gjobën prej 5000 euro.