Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli është renditur në listën e hapur të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për Tiranën.
E pyetur nga mediat ditën e sotme nëse ishte e shqetësuar nga kjo gjë, Kodheli u përgjigj se kishte refuzuar vetë të ishte në listë të mbyllur sepse i pëlqen të sfidojë veten në politikë siç bën edhe në jetë.
“E kam sfiduar edhe herë tjetër, kështu e kam jetën me sfida. Kam refuzuar të jem në listë të mbyllur”, tha Kodheli.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lista e plotë zyrtare, kush janë kandidatët e PS-së për zgjedhjet e 11 majit
- Emrat/ Lista zyrtare e kandidatëve të PS-së për qarkun e Elbasanit