English

Regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit, ja sa kërkesa janë miratuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Procesi i regjistrimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 ka nisur të shtunën e11 janarit në orën 00:00.

- Advertisement -

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ janë bërë deri më tani 12.571 kërkesa për rregjistrim, nga të cilat janë miratuar 1.863. Ndërkohë janë ende në shqyrtim 10.321 kërkesa të tjera.

Gjithashtu sipas të dhënave 69.9% e emigrantëve që kanë kërkuar të votojnë në zgjedhjet e 11 majit janë meshkuj ndërsa 30.1% janë femra.

Emigrantë shqiptarë nga të gjitha vendet e botës kanë bërë kërkesat e tyre për të ushtruar të drejtën e votës, por më të shumtë në numër janë emigrantët shqiptarë në Itali 29.9%, ndjekur nga ata në Greqi 19.9% dhe emigrantët në Gjermani me 16.8%.

Si mund të regjistroheni?

Për të filluar regjistrimin, emigrantët duhet të krijojnë një llogari në sistem, duke përdorur një numër telefoni ose një adresë emaili, si dhe duke plotësuar të dhënat personale si data e lindjes, vendlindja dhe numri personal. Kjo platformë është krijuar për të lehtësuar regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë, duke mundësuar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Platforma “PER” është e disponueshme falas në versione desktop dhe mobile, duke siguruar akses të lehtë dhe të gjerë nga çdo pajisje. Ajo përfshin dy module kryesore: Moduli i Regjistrimit, ku zgjedhësit mund të dorëzojnë kërkesat për regjistrim, dhe Moduli i Shqyrtimit të Kërkesave, i cili mundëson verifikimin dhe menaxhimin e këtyre kërkesave nga autoritetet përkatëse.

Për regjistrimin, votuesit duhet të bëjnë verifikimin e pamjes së fytyrës përmes kamerës, të paraqesin numrin e telefonit dhe të dhënat e kartës së identitetit. Aksesimi i platformës mund të bëhet përmes aplikacionit të KQZ-së në telefon ose nga faqja e internetit e KQZ-së në çdo pajisje kompjuterike.

KQZ pranon dokumente të ndryshme si prova të adresës, përfshirë faturat e shërbimeve të ndryshme si uji, gazi, energjia elektrike, dhe dokumentet bankare. Adresa e regjistruar është e rëndësishme për dërgimin e fletës së votimit dhe materialeve të tjera udhëzuese.

Brenda 5 ditëve, KQZ do të informojë emigrantin për pranimin ose refuzimin e kërkesës së tij. Në rast të refuzimit, zgjedhësi do të informohet për arsyet dhe do të ketë mundësinë të aplikojë përsëri.

Fleta e votimit do të dërgohet nga KQZ përmes shërbimit postar dhe duhet të kthehet në institucionin e KQZ-së deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025, pas plotësimit nga votuesi.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?