English

Reklamat në krizë, COVID-19 po godet tregun shqiptar të marketingut në të gjitha drejtimet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tregu i reklamave pret ditë të vështira në Shqipëri. Për momentin vetëm telekomunikacionet, bankat e bizneset farmaceutike dhe produktet ushqimore po vijojnë aktivitetin. Bankat kanë përshtatur fushatat me shërbimet bankare online.

- Advertisement -

Por, operatorët e tregut pohojnë se shumë biznese të tjera po rishikojnë buxhetet. Mbyllja e emisioneve argëtuese në oraret më të shikuara për shkak të kufizimit të dy personave në studio ka ndikuar negativisht, teksa ato tërhiqnin reklamuesit me tarifat më të shtrenjta (deri në 2100 euro për një spot prej 30 sekondash).

Prej disa vitesh, tregu i reklamave në vend vlerësohet i mbërthyer në shifrat e 37-39 milionë euro në vit. Edhe pa ardhur kjo goditje, tregu ishte në stanjacion vitet e fundit për shkak të tkurrjes së buxheteve nga kompanitë e telekomunikacionit, që janë reklamuesit më të mëdhenj.

Telekomunikacionet dhe bankat janë reklamuesit më të mëdhenj në vend. Kompanitë celulare kishin gjithsej një buxhet reklamash prej rreth 17 milionë eurosh në 2017-ën që është edhe viti i fundit i vlerësuar, me rënie prej 13% në raport me vitin e mëparshëm. Rënia e buxheteve të telekomunikacioneve është ndier dukshëm në tregun e mediave, pasi ky segment përbën rreth gjysmën e tregut të reklamave në vend. 

Një kategori tjetër e rëndësishme reklamuesish është tregtia me pakicë sidomos në televizione, me një buxhet që vlerësohet në rreth 3-4 milionë euro në vit, sipas vlerësimeve nga operatorët e tregut.Rënia e reklamave, krahas medias, pritet të ndikojë negativisht dhe agjencitë e publicitetit, të cilat menaxhojnë një pjesë të konsiderueshme të buxheteve të reklamuesve.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?