English

Reklamonin vaj ulliri bio dhe shisnin përzierje, pas babait arrestohet dhe i biri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Beratit arrestoi me 23 nëntor të vitit 2024 një 56-vjeçar pasi dyshohet se shiste vaj ulliri të reklamuar si bio, ndërsa në realitet produkti ishte i një cilësie të ulët.

- Advertisement -

Po në atë kohë policia shpalli në kërkim djalin e tij, shtetasin D. A., 29 vjeç, për përfshirje në këtë aktivitet të paligjshëm.

Këtë të shtunë të 18 janarit 2025 policia arriti të arrestonte dhe 29-vjeçarin D.A., ndërsa babë e bir, banues në fshatin Tapi, Kuçovë, akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi me produktet ushqimore”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Oil”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi me produktet ushqimore”, kryer në bashkëpunim.

Babë e bir përfunduan në pranga pas denoncimit të marrë nga gazetarët e një emisioni investigativ pasi dyshohet se kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre ku përgatisnin përzierje të vajrave të ndryshëm dhe produkteve të panjohura, më pas i reklamonin dhe i shisnin si “Vaj Ulliri Bio Jugu”.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?