English

Rekord fitimi për bankat, arkëtuan 189 mln euro nga interesat dhe komisionet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bankat tregtare në vend kanë fituar 189 mln euro në gjashtë muajt e parë të vitit me një rritje prej 26 për qind.

- Advertisement -

Banka e Shqipërisë raporton se interesat e kredive dhe komisionet nga veprimet e ndryshme, kanë zgjeruar të ardhurat në këto institucione.

Te ardhurat neto nga interesat u rriten me 42 milionë euro, në krahasim me vitin e kaluar, dhe arritën në 374 milionë euro, ku kryeson buxheti nga huat në monedhën vendase.

Sa u përket veprimeve të individëve dhe kompanive të shoqëruara me komisione, fitimi i bankave të nivelit të dytë shkoi në 11 milionë euro.

Po ashtu, sektori regjistroi edhe një rritje të shpenzimeve për punonjës ve, por edhe për veprimtari të tjera.

Në Shqipëri kryejnë aktivitet njëmbëdhjetë banka, të cilat kanë bashkërisht asete me vlerë rreth 19 miliardë euro.

Për gjithë vitin 2023, fitimi i tyre neto arriti në 280 mln euro, dhe me ecurinë e këtij viti, pritet që fitimi të jetë më i lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?