Italia shënon rekord me 250 viktima nga coronavirus në vetëm një ditë.
Italia ka njoftuar ditën e sotme se 250 persona kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas agjencisë vendore të mbrojtjes civile.
Kjo rritje rekord ka zhvendosur epiqendrën e virusit në Europë.
Pak më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli se Europa është tashmë epiqendra e pandemisë së coronavirus, ndërsa gjithnjë e më shumë vende po shpallim gjendjen e jashtëzakonshme.
Më shumë se një mijë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në vend dhe 15 mijë janë të infektuar
Të mërkurën, kryeministri Giuseppe Conte shtoi masa të reja kufizuese për të frenuar përhapjen e coronavirusit të ri, pasi shifrat shfaqnin rritjen më të lartë të vdekjeve në vend që nga momenti kur virusi u shfaq për herë të parë.