English

Rekord| Qeveria në janar nuk ka shpenzuar asnjë lekë për kapitale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për herë të parë në 27 vite, shpenzimet kapitale shënuan shifrën 0 në zërat e shpenzimeve publike të qeverisë. Ndërkohë shpenzimet korrente, që përfshijnë pagat dhe shpërblimet, shënuan rritje me 10%.

- Advertisement -

Për herë të parë që nga viti 1997, shpenzimet kapitale qeveritare shënuan shifrën 0 në tabelën ë statistikave fiskale.

Sipas treguesve fiskal në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë, zëri për këtë kategori shpenzimesh, në vlerën e 0 lekëve për muajn janar të këtij viti, shënon një rekord historik me vlerën më të ulët në 27 vite.

Shpenzimet publike në fakt, sipas të dhënave, kanë 3 vite që janë në rënie. Nga pothuajse 2 miliard lekë në 2021-shin, shpenzimet kapitale në janar të vitit të kaluar zbritën në 649 mln lekë, ose 6 milion euro.

Që nga viti 2010, shpenzimet publike kapitale kanë pasur tendencë rënëse, ku janari i 2011 shënoi vlerën më të lartë të kësaj kategoirie me 6.2 mld lekë, ndërkohë që tre vitet e fundit, shpenzimet janë ulur me afro 8% nga janari i 2022-shit e deri në një mungesë totale mujan e kaluar.

Nga ana tjetër shpenzimet publike për pagesat korrente, si pagat, shpërblimet dhe shpenzime personeli shënuan një rritje prej 10% krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Njëkohësisht, ashtu siç pritej, buxheti i shtetit për muajn janar rezultoi me sufiçit, për një vlerë prej 15.8 miliardë lekësh, në rritje me 2.9% krahasuar me janarin e vitit 2023.

Sufiçiti buxhetor, ose teprica e parave nga të ardhurat e grumbulluara nga shteti, hequr shpenzimet, ka krijuar një stanjacion në depozitat bankare në lek, të paktën deri në muajn nëntor, ku në dhjetor kjo vlerë ishte negative, me minus -31,2 milion lekë.

Mungesa e shpërndarjes në mënyrë të balancuar të këtij të ardhurave qeveritare dhe rrjedhimisht një alokim efiçent të shpenzimeve publike, krijoi një munges likuiditeti për bankat. Tepricat e maëdha të parave publike të pashpenzuara në llogaritë qeveritare ka rezultuar në rritje të shpenzimeve për interesa, çështje kjo e vrojtuar edhe në raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Gjithashtu, teprica e lekëve të pashpenzuara publike dhe sufiçiti mund të jenë faktor ndikues edhe në kursin e këmbimit valutor, si forcimi rekord i lekut ndaj euros gjatë vitit të kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?