English

Rekrutonin vajza nga Kina për prostitucion, arrestohet 1 kinez, në kërkim 2 të tjerë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal që rekrutonte shtetase nga Kina për të ushtruar prostitucion në Shqipëri.

- Advertisement -

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Storm’, në zonën e Plazhit, në Durrës u vu në pranga një 50 vjeçar kinez, i identifikuar si Guangtai Lin, ndërsa u shpallën në kërkim dy organizatorët Guangcheng Lin, 47 vjeç dhe Yanxia Zhang, 45 vjeçe.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për 7 shtetase nga Kina, për veprën penale “Prostitucioni”.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetaset kineze rekrutoheshin nga një grup i strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë shtetasit kinezë G. L. dhe Y. Zh., lindur dhe banues në Kinë. Këta shtetas, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë në Vietnam, ende të paidentifikuar, pasi i rekrutonin shtetase kineze në Kinë, i dërgonin për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit në Shqipëri, ku siguronin apartamente dhe makina me qira për kryerjen e këtij aktiviteti.  Nga hetimet rezultoi se ky grup kriminal përfaqësohej në Shqipëri, nga shtetasi Guangtai Lin i cili bënte menaxhimin dhe kontrollin financiar të shtetaseve kineze që ushtronin aktivitetin kriminal në Shqipëri. Shumat e parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal, ky shtetas i dërgonte tek shtetasja Y. Zh., që jeton në Bahrein, e cila bënte ndarjen e parave, 25% të fitimit i merrte për vete, 35% i merrte grupi që drejtonte aktivitetin kriminal nga Vietnami dhe 40% i merrnin vajzat e rekrutuara, si pagë, në bankë”, bëri me dije policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 13 celularë, 1 laptop, 1 fletore me shënime per vlerat monetare të përfituara dhe sende të tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?