Një shtetase nga Azerbajxhani është arrestuar nga policia shqiptare për shfrytëzim prostitucioni.
Në kuadër të operacionit të koduar “Escort” u arrestua shtetasja Aynur Hamidova, 35 vjeçe, nga Azerbajxhani, banuese në Gjeorgji dhe Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzimi i prostitucioni” dhe “Prostitucioni”.
U proceduan në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni shtetaset G. Ç., 40 vjeçe, K. I., 32 vjeçe, S. E., 26 vjeçe, M. H., 26 vjeçe, A. S., 32 vjeçe, banuese përkohësisht në Tiranë; për shfrytëzim prostitucioni shtetasi D. A., 51 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasja A. H., dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja, nga Turqia dhe Azerbajxhani, dhe më pas duke përdorur një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, autorja e dyshuar me anë të fotove të publikuara në këtë faqe, ushtronte presion ndaj tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
- Policia e Kosovës konfiskon shumë të madhe parash të dyshuara si të falsifikuara
- Ndërron jetë në QSUT i dënuari, policia: Vuante nga disa sëmundje