English

Rëndësia e Kurban Bajramit/ Nënkryetari i KMSH: Çfarë simbolizon festa?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Taulant Bica, i ftuar në Euronews Albania shpjegoi rëndësinë e festës së Bajramit tek besimtarët myslimanë.

- Advertisement -

Ai tha se myslimanët kanë vetëm dy festa dhe se Kurban Bajrami përkon me një nga 5 ritualet më të rëndësishme të fesë islame.

“Dihet që për besimtarët mysliman ka dy festa, është ajo e Fitër Bajramit që vjen pas një muaji agjërim dhe Kurban Bajrami që përkon me një ndër 5 ritualet kryesore në fenë islame që është dhe obligimi i ritualit të Haxhit. Kjo festë ka në thelb sakrificën që bëri profeti Ibrahim, që njëkohësisht njihet si babai i të gjithë profetëve”, tha ai.

Bica kujtoi dhe të gjithë ata që nuk kanë mundësi të fesojnë këtë ditë të shënuar për besimtarët.

“Ka dhe vende që e kanë të pamundur të festojnë një ditë të tillë, si rasti i Palestinës dhe këtu del në pah mesazhi që sjell kjo ditë. Njerëzit kanë nevojë të jenë sa më shumë solidar me njëri tjetrin sepse kjo botë ka vend për të gjithë”, tha Bica.

LEXO GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?