English

Rënia e çatisë së Komunës në Prishtinë, dënohen me burg dy persona

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të enjten aktgjykimin dënues për Ylber Jasharin i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndaj Bekim Baftijarajt i akuzuar për punime ndërtimore të kundërligjshme, lidhur me rastin e shembjes së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës, ku për pasojë ishte lënduar një qytetare.

- Advertisement -

Sipas KosovaPress lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Jashari u dënua me tre vjet burgim, kurse Baftijaraj u dënua me dy vjet burgim.

Përveç kësaj, nga aktgjykim i sotëm të akuzuarit janë obliguar nga gjykata që të paguajnë edhe kompensimin e buxhetit të shtetit në vlerë të dëmit shkaktuar prej 36 mijë 450 euro.

Kujtojmë se më 18 janar 2024, Elza Ujkani 23-vjeçare mori lëndime të rënda si pasojë e shembjes së kulmit në ndërtesën e Komunës së re në Prishtinë. Ajo fillimisht u trajtua në Qendrën Emergjente në QKUK, pastaj u dërgua në Mjekimin Intensiv për të vazhduar trajtimin. Nga komuna fillimisht ishte thënë se dyshimet e para janë që shembja e kulmit ka ndodhur si shkak i erërave të forta atë ditë, derisa hetimet po vazhdojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?