English

Republika Sërpska shënon ditën e saj pavarësisht paralajmërimeve nga SHBA dhe BE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Republika Sërpska, entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, e ka shënuar të enjten me një paradë në rrugët e Banjallukës 9 Janarin, ditën e saj, të cilën Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e ka shpallur tri herë jokushtetuese.

- Advertisement -

Paraprakisht, komuniteti ndërkombëtar kishte bërë thirrje për hetim të çdo shkeljeje të ligjit lidhur me shënimin e ditës jokushtetuese.

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës nuk i është përgjigjur pyetjeve së Radios Evropa e Lirë nëse është nisur ndonjë hetim në lidhje me shënimin e kësaj dite këtë vit, dhe nëse është bërë ndonjë gjë në lidhje me shënimin e saj vitin e kaluar, kur siç thuhet, ajo kishte vëzhguar aktivitetet e saj.

Në paradën e së enjtes morën pjesë, ndër të tjera, përfaqësues të njësive publike dhe të shërbimeve të shpëtimit, anëtarë të çmobilizuar të Ushtrisë së Republikës Sërpska dhe studentë.

Në mesin e zyrtarëve që morën pjesë, ishin edhe kryeministri i Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviç dhe presidenti i Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiç.

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, nuk mori pjesë, pasi është duke shëruar nga një operacion të cilit iu nënshtrua në fillim të dhjetorit.

Në emër të tij foli ministri i Punëve të Brendshme i Republikës Sërpska Sinisha Karan.

Në fjalimin e tij, ai e përmendi edhe Marrëveshjen e Dejtonit, duke vlerësuar se pas përfundimit të procedurës në Gjykatën e Bosnjës kundër Millorad Dodikut “do të dihet nëse Marrëveshja e Dejtonit dhe Bosnja e Hercegovina do të mbijetojnë”.

Dodik po gjykohet për mosbindje ndaj vendimeve të përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?