Uljet e temperaturave deri në -3°C kanë sjellë reshje dëbore në juglindje të vendit, veçanërisht në zonat mbi 1200 metra lartësi.
Dëbora ka mbuluar fshatrat turistike të Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit, ndërsa në majat e Bigllës, trashësia ka arritur deri në 5 cm. Megjithatë, ajo që vihet re është mungesa e borëpastrueseve dhe kriposjes së rrugës. Burime nga autoritetet rrugore, thanë se kjo situatë vjen si pasojë e mungesës së kontratave të reja me firmat e mirëmbajtjes.
Pavarësisht kësaj, policia apelon për kujdes të shtuar, duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë në këtë aks të jenë të pajisur me goma dimërore, për të shmangur incidentet e mundshme.
LEXONI GJIHASHTU:
- “Shi dhe reshje dëbore!” Lajda Porja: Ja si mbyllet fundi i shkurtit
- Bora bllokon transportin në Bosfor, anulohen disa fluturime nga Stambolli