English

Reshjet e dendura shuajnë një pjesë të zjarreve në Australi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Banorët në Bregun Lindor të Australisë mirëpritën lagështirën e sjellë nga reshjet, ndër më të dendurat në vite, të cilat fikën një pjesë të zjarreve dhe zbutën thatësirën që ka kapluar bujqësinë në të paktën 2 shtete të vendit.

- Advertisement -

Sipas të dhënave të fundit, vetëm në qytetin e Sidnejit u verifikuan në 24 orët e fundit mbi 60 milimetra shi, shifër kjo që deri ditën e hënë pritet të arrijë në 360 milimetra.

Shirat kanë shkaktuar edhe përmbytje, duke detyruar Byronë vendase të Meteorologjisë të paralajmërojë për rrezikun që mund të vijë nga fryrja e lumenjve kryesisht në shtetet Kuinslend dhe Nju South Uells, ku reshjet konsiderohen jetike për zjarrfikësit që vijojnë betejat me flakët.

 “Ne jemi të kënaqur me situatën. Si zjarrfikësit ashtu dhe fermerët dhe njerëzit e thjeshtë të prekur nga zjarret janë të gëzuar për këto shira, që janë më të dendurat që kemi parë gjatë gjithë sezonit. Shumë njerëz do të jenë në gjendje të marrin frymë dhe të pushojnë pak”,  tha shefi i zjarrfikësve, Shane Fitzsimmons.

Për herë të parë në disa muaj, autoritetet nuk kanë dhënë paralajmërime për zjarret, që aktualisht janë 42, më pak se gjysma e zjarreve gjatë periudhës së pikut.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?