Revista Time Out prezantoi një listë me 30 vendet më të bukura në botë për vitin 2023, të udhëhequr nga Kotorri.
Duke vënë në dukje se përzgjedhja e vendeve më të bukura në botë nuk është një detyrë e lehtë, kjo revistë deklaroi se lokacionet nga lista e më të bukurave u zgjodhën nga një rrjet udhëtarësh botërorë që përjetuan bukurinë e secilit vend në listë.
Vendi i parë në listë ishte Gjiri i Kotorrit në Mal të Zi, ku siç përshkruhet, “Deti Adriatik në kalimet e ngushta të Alpeve Dinarike të thepisura formon Gjirin e Kotorrit”, transmeton RTCG.
“Këtu, i vendosur midis ujit dhe shkëmbit, është qyteti i vjetër trekëndor, mesjetar i Kotorrit, me kështjellën e tij që sfidon gravitetin që ngjitet në shkëmbinjtë e pjerrët sipër,” thotë bashkëpunëtori i revistës Time Out, Paul Stafford.
Islanda doli e dyta në listë, e ndjekur nga Erg Chebi në Marok, Mont-Saint-Michel në Francë, Xhamia e Madhe Sheikh Zayed në Abu Dhabi dhe Ella në Sri Lanka.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kontestimet për votat në SHBA, eksperti Brenton Kotorri: U eksportua me sukses modeli shqiptar në Amerikë
- Zgjedhjet në SHBA, Brenton Kotorri: Biden në avantazh, por Trump ka në favor historinë