Pas revoltës së nisur dje pasdite në Modena, një tjetër ka shpërthyer sot në Foggia, ku rreth 50 të burgosur arritën të largoheshin nga vendi ku po kryejnë dënimin. Rreth 30 prej tyre u kapën nga policia pas një ndjekjeje të shkurtër.
Revolta nisi pasi të dënuarit kërkonin falje të dënimit si dhe garanci më të madhe për sigurinë nga cornavirusi.
Ndërkohë në Modena nga revolta kanë mbetur të vdekur gjashtë të burgosur kurse disa të tjerë kanë përfunduar në spital.
Prokuroria ka nisur hetime për shkakun e vdekjes, ndërsa nga informacionet e para mësohet se gjatë revoltës kanë marrë doza të mëdha ilaçesh si dhe overdozë të drogërave.
The Italien Army has deployed a lot of tanks in the city of #Foggia as around 50 prisioners escaped from local jail. #COVID2019 #COVID2019italia pic.twitter.com/n2b3Pjkve1
— ISCResearch (@ISCResearch) March 9, 2020
Ndërkohë një paradë me tanke në Palermo në një kohë kur Italia është e mbërthyer nga frika e coronavirusit si dhe revolta në burgje, ka shkaktuar panik te qytetarët.