Rezistenca Islamike në Irak ka nisur një sulm me dron në një bazë vëzhgimi ushtarak izraelit, tha grupi pro-iranian.
Sipas mediave të huaja, grupi tha se objektivi ishte vendosur “në Palestinën e pushtuar”, por nuk dha detaje.
Sulmi vjen një ditë pasi Rezistenca Islamike tha se kishte sulmuar një vendndodhje në Luginën e Jordanit të pushtuar nga Izraeli.
Ushtria izraelite tha se përgjuesit u nisën drejt një mjeti ajror pa pilot që ishte nisur nga Iraku dhe u identifikua duke kaluar në territorin izraelit nga Siria.
Fraksionet e armatosura shiite irakiane, si grupet e tjera pro-iraniane, janë zotuar të kryejnë sulme në solidaritet me palestinezët.
Sulmet me dron vijnë pas një jave tensionesh në rritje në Lindjen e Mesme, me Izraelin dhe Libanin që shkëmbejnë zjarr.
Paralajmërimet u dhanë nga ambasadori libanez në MB, Rami Mortada, i cili tha se se rajoni ishte në “prag të një lufte gjithëpërfshirëse”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Akuzohen për bashkëpunim me Izraelin, arrestohen 12 persona në Iran
- Sulmi izraelit në shkollën në Gaza, humbin jetën 7 persona